Atalanta nis ndryshimet nga stoli, Sarri trajneri i ri

- Advertisement -

Sarri drejt Atalantës, nis revolucioni në Bergamo.

Maurizio Sarri pritet të jetë trajneri i ri i Atalantës për sezonin e ardhshëm, me klubin nga Bergamo që është shumë pranë marrëveshjes finale me teknikun italian.

Pas një sezoni zhgënjyes dhe shumë luhatjeve në kampionat, drejtuesit e Atalantës kanë vendosur të ndryshojnë projektin teknik, ndërsa Raffaele Palladino është pranë largimit. Në vend të tij, klubi dëshiron eksperiencën dhe stilin ofensiv të Sarrit.

Sipas raportimeve në Itali, bisedimet mes palëve kanë hyrë në fazën finale dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet shumë shpejt. Madje flitet edhe për një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.

Sarri rikthehet kështu në një projekt ambicioz në Serie A, pasi më parë ka drejtuar skuadra si Napoli, Juventus, Chelsea dhe Lazio. Me Juventusin fitoi titullin kampion në Itali, ndërsa me Chelsean triumfoi në Europa League.

Atalanta synon ta rikthejë skuadrën në nivelet më të larta të futbollit italian dhe evropian, ndërsa ardhja e Sarrit konsiderohet si një sinjal i qartë për nisjen e një epoke të re në Bergamo.

Të ngjashme

Të fundit