Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të UÇK-së ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët, si pjesë e mbështetjes së njëhershme nga Qeveria e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Qeveria në detyrë më 22 maj ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, vendim që ka nxitur reagime pasi në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit pensionistëve, fëmijëve, studentëve dhe të punësuarve në sektorin jopublik do t’u ndahen nga 100 euro.
Ministria ka njoftuar po ashtu se shtesat për lehonat janë ekzekutuar të hënën, ndërsa mbështetja për lehonat e papunësuara është rritur në 500 euro, nga 325 euro sa ishte më parë.






