Dardan Molliqaj propozon zgjidhje kalimtare për krizën politike në vend

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në Politiko tha se PSD-ja mbështet krijimin e një qeverie të përkohshme dhe kalimtare nga partitë opozitare, nëse ato arrijnë të sigurojnë shumicën parlamentare.

Sipas Molliqajt, kjo qeveri duhet të ketë mandat minimal prej dy vitesh dhe të merret me disa çështje kyçe shtetërore.

“Zotimet tona janë të thjeshta që i kemi kërku. Partitë opozitare, nëse e krijojnë shumicën, PSD mendon se duhet të krijohet një qeveri e përkohshme e kalimtare me një mandat 2-vjeçar minimum” tha Molliqaj në Politiko.

Ai theksoi se një nga çështjet kryesore lidhet me përbërjen e ardhshme të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke paralajmëruar për ndikimin politik në zgjedhjen e gjyqtarëve.

“Kane me u zgjedh mandatin e ardhshëm 7 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, 2 janë zgjedh, 9 gjithsej, e ata janë për mandat 9 vjeçar. Kur t’i kap kryeministri Kurti, ky është problem” tha Molliqaj në Politiko.

“Ne i kemi thënë se a mundet me u bë ky, qeveria me qenë prej personave jopartiak, meqenëse e ka këtë mandat. Ne e votojmë si opozitë nëse e kemi shumicën dhe bëhemi pjesë e shumicës”, shtoi tutje Molliqaj.

Të ngjashme

Të fundit