16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Daja: Do të bëjmë më të mirën e mundshme që të vazhdojmë paraqitjet e mira

- Advertisement -

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur para ndeshjes me Slavia Pragën që ekipi i tij do ta zhvillojë nesër me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Fortuna Arena”.

Daja në konferencën e zhvilluar për media tha se do të kërkojnë rezultat pozitiv nga ndeshja me ekipin çek në UEFA Conference League.

“Është ndeshja e parë në transfertë ku përballë kemi ekipin favoritë, ku gëzon një formë shumë të mirë edhe në kampionatin vendor në Çeki, ka edhe shumë eksperiencë në kompeticionet evropiane, por gjithsesi duke e respektuar kundërshtarin ne do të përpiqemi që me mundësitë tona, me kontingjentin që kemi në dispozicion të bëjmë më të mirën e mundshme për të vazhduar atë paraqitjen e mirë që kemi bërë ndaj një kundërshtari tjetër të fortë siç është Cluj në ndeshjen e parë të grupeve” – tha Daja.

Ndeshja Slavia Praga – Ballkani, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova, me komentim nga Arlind Sadiku.

Skuadra nga Suhareka në ndeshjen e parë kundër Cluj, ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke arritur që të barazojë me rezultatin 1:1, me kampionët rumunë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit