11.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Çollaku: Kurtit i duket detyrë e vogël të jetë kryeministër – ëndrra e tij, të jetë baba i krejt shqiptarëve

- Advertisement -

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku është shprehur se pas zgjedhjeve, nuk është qartë se çfarë koalicioni qeverisës do të ketë Kosova për katër vitet e ardhshme.

Ai tha se Albin Kurtit nuk po i pëlqen që dikush t’i drejtohet si “kryeministër në detyrë”, mbase, sipas Çollakut, të jesh kryeministër, Kurtit i duket detyrë e vogël.

Çollaku gjithashtu tha se ëndrra e Kurtit ka qenë dhe mbetet, siç u shpreh, “të jetë baba i krejt shqiptarëve”.

“Zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 9 shkurt 2025 kanë përfunduar dhe rezultatet e partive politike garuese janë të qarta. Megjithëkëtë, nuk është aspak e qartë se çfarë koalicioni qeverisës do të ketë Kosova për katër vitet e ardhshme”.

“Në vendin e parë për nga numri i votave të fituara renditet partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, edhe pse atij nuk i pëlqen fare që mediat apo dikush tjetër t’i drejtohen si “kryeministër në detyrë”. Kjo mbase për faktin se të jesh kryeministër atij i duket detyrë e vogël”.

“E kuptueshme kjo, sepse ëndrra e tij, aspak reale, ka qenë dhe mbetet të jetë baba i krejt shqiptarëve. Por, fati i keq historik, e deshi që ai te mbetet vetëm themelues i asociacionit, përkatësisht “baba i zajednices”, ka thënë Çollaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit