“Çmimet nuk do të ulën” – Misini paralajmëron rritje të inflacionit

- Advertisement -

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me sfida të mëdha ekonomike në periudhën në vijim, duke veçuar rritjen e kostos së jetesës dhe çmimeve të produkteve.

Sipas tij, qytetarët tashmë po e ndjejnë ndikimin e rritjes së çmimeve, pasi shumë produkte që janë blerë para vetëm dy muajsh nuk mund të blihen më me të njëjtin çmim.

“Kosovën do ta presin sfida të mëdha, sidomos sa i përket rritjes së kostos së jetesës për qytetarët. Çmimet e produkteve që janë blerë para dy muajsh, aktualisht nuk mund të blihen me të njëjtin çmim. Do të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe, edhe nëse përfundon lufta në Lindjen e Mesme, inflacioni pritet të vazhdojë deri nga mesi i vitit të ardhshëm”, tha Misini./Gazeta10/

Të ngjashme

Të fundit