18.4 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Çitaku viziton Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në Hagë: Maskat do të bien, luftëtarët do kthehen fitimtarë

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, njofton se me një pjesë të kolegëve ka vizituar në Hagë, presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Ajo shkruan:

Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën.

Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi.

Beteja të cilën baca Jakup, Thaci, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.

Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.

Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.

Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit