12 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Çitaku – Qeverisë për vendimin në veri: Shyqyr që erdhi Ambasadori amerikan 5 në 12 e ju nxori me ftyrë juve edhe vendin

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka komentuar edhe njëherë situatën e të dieles në Veri, ndërkaq e ka quajtur si veprim të pakoordinuar vendimin për reciprocitetin në targa të automjeteve dhe karta të identitetit, teksa ka thënë se një marrëveshje e këtillë është në kuadër të Brukselit, shkruan Scanner.

Çitaku ka thënë se ishte ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili, siç thotë ajo, “i nxori me fytyrë juve dhe vendin”.

“Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.

Postimi i plotë:

Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh.

Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a?

Ajo që pamë të dielen ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri.

Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxorri me ftyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju.

Ne nuk jemi opozitë rrënuese. Për dallim nga VV e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE, ne nuk jemi të tillë. Shefja e deputetëve të VV e din këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri.

Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë./Scanner/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=143980048262919&id=100079527735092

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit