23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bujqit kërkojnë që subvencionimi të mos bëhet një herë në vit

- Advertisement -

Afati i fundit ishte deri më 29 prill, e për më shumë se një muaj, bujqit patën mundësinë të aplikojnë për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

Ky nuk ishte afati i parë sepse Ministria pas ankesave të fermerëve kishte shtyrë afatin nga 17 prilli për në 29 prill.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Ministria ka treguar numrin e atyre që shfrytëzuan të drejtën për aplikim.

“Numri i aplikimeve këtë vit në total është 32,317 aplikues, apo bazuar në nënsektorë apo kultura këtë vit kemi 61,684 aplikime. Përkrahje për grurin nga 464 deri në 564 euro për hektar, për misrin 329 € /ha, Speci, Varieteti Kurtovka nga 500 €/ha në 654 €/ha, patatja nga 500 €/ha në 654€ /ha derisa për lopët qumështore nga 90 euro”, tha ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Por, përfshirja e të gjitha kategorive në një kohë, po del të jetë problematike.

Këtë shqetësim e ka ngritur, Tahir Tahiri, nga Federata Sindikale të Bujqve.

“Na si sindikatë nuk jemi të kënaqur më kohën kur po shpallet thirrja për aplikimi, këto subvencione po jepen në periudhën kur bujku nuk mundet të investoj në rritjen e rendimentëve. Këta po shkojnë më të gjitha subvencionet në një grup dhe kjo po e bon që të zgjatët shumë afati”, tha Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve.

Për këtë, Tahiri tregon se edhe kanë propozuar që subvencionet të mos ndahen vetëm një herë në vit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit