10.5 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Çitaku për vizitën e gjatë të Kurtit në ShBA: Takimet që i pati, mund t’i realizojë edhe një këshilltar

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar vizitën e tij 16 ditore në Amerikë, e cila konsiderohet si më e gjata e ndonjë kryeministri kosovar atje.

Përkundër këtij fakti, shefi i ekzekutivit, nuk është se pati ndonjë takim me ndonjë zyrtar të lartë amerikan të Departamentit të Shtetit apo të Shtëpisë së Bardhë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, turin kryeministror po e sheh të zbehtë.

“Më shumë ngjason në një vizitë studimore, sesa në një vizitë zyrtare”, u shpreh Çitaku për “Front Online”.

Takimet si ato që zhvilloi kryeministri, sipas saj, mund t`i realizonte një zyrtar i rangut më të ulët.

“Së pari, është tërësisht e parendomtë që një kryeministër në detyrë të qëndrojë gati 3 javë në një vizitë diku tjetër, për te realizuar takime të cilat do te duhej t’i realizonte ndonjë Ministër apo këshilltar i fushës. Kryeministri nuk u prit as nga Sekretari i Shtetit, as nga ai i Mbrojtjes, as nga Presidenti apo zv.Presidentja”, deklaroi ajo.

“Takimet në Kongres janë të mirëseardhura, por që të njëjtat takime në dhomën e përfaqësueseve, e edhe në nivel më të lartë, i pati Presidentja Osmani pak ditë më parë”, deklaroi më tej numri dy i PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit