Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Ne do të veprojmë në dy drejtime. E para, sigurisht, përgatitja e lëndës nga ekspertët tanë ligjorë për Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo nuk do të ndalemi aty. Do të organizojmë edhe qytetarë, edhe politikë. Duhet të ketë protesta. Ky vend nuk guxon të përmbyset, nuk guxon të shkojë në anarki për shkak të ambicieve të shfrenuara të Albin Kurtit për diktat”, ka thënë ajo në emisionin Click të RTV21.






