Çitaku konfirmon pjesëmarrjen e Hamzës në takimin e thirrur nga Haxhiu për datën e zgjedhjeve

- Advertisement -

 

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, për FrontOnline e ka konfirmuar se kryetari i partisë do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga u.d. presidentja për çështjen e datës së zgjedhjeve.

Në një deklaratë të shkurtër, Çitaku bëri të ditur se lideri i PDK-së, Bedri Hamza, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së u.d. presidentes, Albulena Haxhiu.

“Po. Kryetari Hamza merr pjesë,” ka deklaruar Çitaku, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen në takimin e planifikuar për nesër, ku pritet të diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve.

Të ngjashme

Të fundit