Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ishte e ftuar në “Prive Summer”, ku foli edhe për jetën e saj jashtë politikës.
“Është e rëndësishme që ne, që jemi figura publike të angazhuara në politikë, të njihemi edhe nga dimensioni tjetër. Publiku besoj se di mjaftueshëm për mua, sepse nuk kam qenë figurë enigmatike”, tha Çitaku.
Ajo zbuloi se është fanse e madhe e Barcelonës, ndërsa tregoi se e pëlqen edhe gatimin dhe e konsideron veten nikoqire të mirë.
Çitaku foli edhe për gratë e suksesshme, fotografitë e të cilave i mban në zyrë, duke theksuar se në periudha të vështira politike, shpesh janë artistët dhe sportistët ata që i japin shpresë shoqërisë.






