Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rikthimit të përkohshëm në Prishtinë të Jakup Krasniqit, ku ai pati mundësinë të qëndrojë për disa orë pranë familjes së tij.
Në një mesazh emocionues, Çitaku i është drejtuar Krasniqit me fjalët:
“Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë.
Mbahuni të fortë, se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm. Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë, të lirë e krenarë, larg prangave e padrejtësisë.
Në atdheun tuaj, pranë familjeve tuaja e në mesin e popullit tuaj. Këtu e keni vendin dhe dashurinë e secilit prej nesh!
Na mungoni shumë, çlirimtarë!”
Postimi i plotë:
Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë.
Mbahuni të fortë, se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm. Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë, të lirë e krenarë, larg prangave e padrejtësisë.
Në atdheun tuaj, pranë familjeve tuaja e në mesin e popullit tuaj. Këtu e keni vendin dhe dashurinë e secilit prej nesh!
Na mungoni shumë, çlirimtarë!






