Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Hungarisë, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

- Advertisement -
Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Dux.

 

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti që nga periudha e luftës, gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Në këtë kontekst, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Hungarisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gjatë takimit, Presidentja potencoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe nevojën për mbajtjen e takimit të ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve, për të identifikuar sektorët me potencial dhe për të nxitur investimet e reja”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit