19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Cili është “kompromisi” i Kurtit në takimin me Vuçiqin?

- Advertisement -

Në një intervistë për Deutsche Welle, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti flet për takimin e 14 shtatorit me Vuçiqin, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe izolimin, situatën në veri dhe kërkesa e tij për BE-në.

Kryeministër Kurti, me 14 shtator do të takoheni në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuciq, dhe është momenti kyç për Kosovën, për faktin që ju tashme jeni izoluar nga bashkësia ndërkombëtare. Dje ambasadori gjerman në Prishtinë tha se ka një fund për blame games, ku lojërat duhet të marrin fund  dhe kërkohet zgjidhje konkrete, çfarë ofroni ju?

Kurti: Javën që shkoi janë bërë një vit prej se emisari i posaqem i Gjermanisë Jens Plotner dhe ai i Francës Emanuel Bonn, bashkë me emisarin evropian Lajcak prezantuan iniciativën franko-gjermane që mandej u bë propozim i BE-së,  për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës  dhe Serbisë, me njohjen de facto në qendër.  Një vit nuk është pak dhe gjatë këtij viti ne kemi qenë konstruktivë dhe kreativë.

Javën e ardhshme bëhen gjashtë muaj prej se zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrel në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se ‘We have a deal’, pra kemi marrëveshje, sepse u pranua edhe aneksi i zbatimit. Andaj edhe gjashtë muaj nuk janë pak, dhe ja ku jemi sot, në prag të takimit të 14 shtatorit dhe nuk kemi zbatim të marrëveshjes.

Por duket që problemi në këtë mes dhe personi konfliktuoz jeni ju, sepse në perëndim interpretohet me shumë që ju jeni bllokues i themelimit të Asociacionit të komunave serbe, që nuk ofroni rrugëdalje nga kriza në veri. Atëherë çfarë ofroni ju në këtë mes?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit