Karim Benzema po e ndez këtë fund të afatit kalimtar veror. Sulmuesi francez, 38 vjeç, është pranë ndërprerjes së kontratës me Al-Hilal, klubit të cilit iu bashkua gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Sipas asaj që raportojnë gazetat spanjolle “AS” dhe “MARCA”, për fituesin e “Topit të Artë” ka disa opsione në tavolinë.
Fillimisht duhet bërë një sqarim: Karim “The Dream” mund të qëndrojë edhe te skuadra e Simone Inzaghit, pasi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Megjithatë, mes alternativave për një transferim të mundshëm janë Al-Ittihad, ish-klubi i tij, ose një kalim te Al-Shabab.
Një tjetër mundësi është tërheqja nga futbolli.
Eksperti i njohur i “merkatos”, Fabrizio Romano, e përjashton kategorikisht një rikthim të Benzemas në Evropë dhe veçanërisht te Lyoni, duke u bazuar në preferencat e sulmuesit francez.
Në të njëjtën kohë, një pistë që duhet mbajtur në konsideratë është një transferim në ligën MLS, si alternativë ndaj qëndrimit në Saudi Pro League.
Pra, për Benzeman aktualisht janë tri mundësi kryesore: të transferohet te njëri prej dy klubeve saudite, të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të luajtur në MLS, ose të vendosë t’i japë fund karrierës.
Zhvillimet e reja priten në orët e ardhshme.






