15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Chiellini refuzon të hedh poshtë mundësinë për largimin nga Juventus

- Advertisement -

Giorgio Chiellini me fanellën e një skuadre që nuk quhet Juventus? Vështirë të mendohet, por lojtari nuk ka hedhur poshtë asgjë.

Qendërmbrojtësi veteran i Juventusi, Giorgio Chiellini ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me të ardhmen e tij.

Pas 17 viteve karrierë me Juventusin, lojtari mund të ndryshojë skuadër. I pyetur për të ardhmen e tij, ai nuk ka hedhur poshtë asnjë mundësi – as atë për t’u larguar nga Juve.

“I shijoj ditët, jam i lumtur dhe duhet të kuptoj dhe vlerësoj shumë gjëra”, ka thënë Chiellini i pyetur për të ardhmen e tij

“Mendoj për ndeshjen dhe njëkohësisht i shijoj ato”, shtoi ai.

Përgjatë 17 viteve të tij me Juventus, Chiellini ka regjistruar 554 ndeshje. Ai është kapiten nga viti 2018.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit