Çfarë autogoli: Raportojnë se “Kosova është Serbi”, por videoja i tradhton keq mediat serbe

- Advertisement -

Mediat në Serbi kanë raportuar se si tifozët e klubit spanjoll, Getafe, në ndeshjen e sotme kundër Partizanit, kanë bërë thirrje nga tribunat se “Kosova është Serbi”.

Portali “SportKlub” i medias serbe N1, ka raportuar për këtë ngjarje teksa ka publikuar edhe një video nga ky rast.

Por, kur tentohet të hapet e njëjta nga IP adresat e Kosovës, të jep një mesazh që tradhton keq pretendimin serb se “Kosova është Serbi”.

“Na vjen keq, video-përmbajtja nuk është e disponueshme në shtetin tuaj”, thuhet në mesazhin që të jep videoja e ofruar në artikullin e këtij mediumi.

 

Të ngjashme

Të fundit