16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Çekia rrezikon izolimin nga BE-ja: Ministrat nuk dinë të flasin anglisht

- Advertisement -

Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga Bashkimi Evropian. Shkak për këtë është bërë mungesa e ministrave të cilët e zotërojnë dhe e flasin gjuhën angleze, e cila mbetet gjuha e punës për BE-në.

Sipas The Guardian, administrata e re e cila mori detyrën një javë para Krishtlindjes, ka dhënë idenë e një imazhi “të njollosur dhe të turpëruar me aftësi të dobëta anglishtfolëse.”

Ishte gazeta Hospodářské Noviny, e cila ngriti shqetësime për fenomenin dhe mënyrën se si “qeveria e Fialës do të përballojë kur vendi ta marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik, një përgjegjësi që sfidon aftësinë e ministrave për të komunikuar me politikanët e huaj.”

Hospodářské Noviny raportoi se disa ministra kyç nuk ishin të aftë taë flisnin gjuhën angleze për të komunikuar me zyrtarë të lartë të BE-së.

Pesë nga 18 ministra të kabinetit pranuan se flisnin pak anglisht dhe thanë se do të mbështeteshin te përkthyesit gjatë tubimeve evropiane. Kritikët e quajtën propozimin e tyre si të pamjaftueshëm, sepse anashkalon rëndësinë e kontakteve ballë për ballë në seancat joformale, ku përgjithësisht mungojnë përkthyesit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit