16.8 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Capital T po sjellë ripërpunimin e këngës “Përjetësisht” të grupit Ritmi i Rrugës

- Advertisement -

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është pa diskutim një prej reperëve më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Ai është gjithmonë aktiv me prurje të reja muzikor dhe duket se ka gati projektin e tij të parë për vitin 2022.

Reperi nga Prishtina përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, i ka paralajmëruar fansat për klipin e ri që do ta publikojë më 22 janar.

Foto: Capital T/Instagram

Dhe ky projekt muzikor duket se do të jetë vërtet i veçantë, kjo pasi bëhet fjalë për ripërpunimin e një kënge shumë të njohur për shqiptar.

Ai ka vendosur të sjellë në versionin e tij këngën hit “Përjetësisht”, të kënduar në vitet e pasluftës nga grupi i atëhershëm, Ritmi i Rrugës.

Capital T teksa publikoi ‘trailer’-in e klipit në Instagram, ndau me fansat edhe disa rreeshta nga ripërpunimi që i ka bërë enkas, duke theksuar edhe momentin e publikimit të saj, që do të ndodhë të shtunën në ora 17:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit