Cancelo gjithnjë e më pranë rikthimit te Barcelona?

- Advertisement -

Barcelona është ende në negociata aktive për transferimin e João Cancelos nga Al Hilal, ndërsa marrëveshja mes palëve pritet të arrihet së shpejti.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se mbrojtësi portugez ka vetëm një dëshirë: të rikthehet te Barcelona, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht raportimeve të mëparshme se marrëveshja ishte mbyllur gjatë muajit korrik, Romano sqaron se transferimi nuk ishte finalizuar.

Megjithatë, negociatat mes Barcelonës dhe Al Hilal vazhdojnë dhe tashmë marrëveshja shihet si çështje kohe.

Cancelo ka luajtur më parë për Barcelonën dhe dëshira e tij për t’u rikthyer në “Camp Nou” mund të jetë një faktor vendimtar në përfundimin e transferimit.

Të ngjashme

Të fundit