Canaj kërkon sqarim nga PDK-ja: Pse u kërkua kthimi i Ligjit për Specialen?

- Advertisement -

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka reaguar pas votimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, ndërsa, sipas tij, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka pasur ndonjë reagim të njohur deri më tani.

Canaj tha se ligji ka përcjellë një mesazh politik, duke theksuar se ai lidhet edhe me mënyrën se si Kosova e ka pritur vendimin dënues të Gjykatës Speciale.

“ Në momentin kur është votuar ligji, BE-ja ka lëshuar zë, por nga SHBA-ja nuk kemi pasur ndonjë reagim për ligjin. Sa e di unë, nuk ka pasur reagim”, tha Canaj.

Ai shtoi se, nga këndvështrimi i tij, ligji nuk është dashur të kthehet, pasi e konsideron atë çështje të Kosovës.

“Si proces politik, unë mendoj se ligji e ka përcjellë mesazhin e vet, kur flasim për mënyrën se si Kosova e ka pritur vendimin dënues. A është dashur të kthehet? Unë mendoj se jo. Ai ligj është i Kosovës. Të gjithë e dimë se nga marrëveshjet ndërkombëtare shtetet janë tërhequr”, shtoi Canaj.

Tutje Canaj ka ngritur pikëpyetje, “Pse PDK-ja u çua për ta tërhequr ligjin? Le të japë një sqarim, sepse ne s’kemi sqarim”.

Të ngjashme

Të fundit