Analisti Blerim Canaj duke komentuar incidentin në Skenderaj ku u sulmua Hysni Mehani.
Ai tha në emisionin “Click” në RTV21 se kjo ndodhi krejt për shkak shamjeve dhe fyerjeve nga Vetëvendosje, duke linçuar persona të caktuar, kryesisht udhëheqësit e UÇK-së, në këtë rast Sami Lushtakun.
“Nuk mundesh ti me ia mohu as Ramushit, as Samisë as çdo njeri që këta e linçojnë, njerëzit që trupin e vet e kanë qitë për lirinë e këtij vendi, këta njerëz që s’e dinë as qysh është bo e është maru ky vend”, tha Canaj.
Duke komentuar deklaratën e ish-deputetes së LVV-së Arjeta Fejza e cila ishte e pranishme gjatë incidentit se rasti ka ndodhur pa pritur, Canaj tha se të gjithë e dinë që shkaku që e solli këtë sulm ishin provokimet e linçimet.
“Çka ka faj Sami Lushtaku, që ka shpëtu a, që ka shpëtu koka me Serbinë?… nuk mundesh me i thanë Sami Lushtakut vallah masi ke pshtu je me Serbi”, tha ai.






