8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Cali mund të dalë më herët nga burgu, Apeli shkeli ligjin ndaj tij

- Advertisement -

Në dhjetorin e vitit 2022, u dënua me 26 vjet burgim.

Në këtë formë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Specialja u gjet fajtor për krime lufte.

E gati një vit më vonë, Apeli ia uli në 22 vjet, dënimin me burgim Mustafës.

Por, komandant Cali mund të dalë edhe më herët nga burgu.

Kjo pasi Paneli i Gjykatës Supreme ka marrë vendim që rastin e Salih Mustafës ta kthejë përsëri në atë të Apelit.

“Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg. Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet nga Gjykata Speciale.

E avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, thotë se Supremja konstatoi se pati shkelje nga Apeli, për sa i përket dënimit.

Për këtë, përmend dy arsye.

“Gjykata Supreme ka theksuar se lartësia e dënimit e përcaktuar nga Gjykata e Apelit, është në kundërshtim me praktiken gjyqësore të ish-Jugosllavisë dhe praktikën gjyqësore të tribunaleve ndërkombëtare, në lidhje me këto vepra, po ashtu ka konstatuar se Apeli gjatë matjes së dënimit nuk ka përcaktuar fare kufirin e epërm të dënimeve, i cili kufi sipas kodit penal në Republikës së Kosovës të vitit 2019, është 25 vjet burgim”, tha Qerkini.

Qerkini shton se një gjë e tillë, mund të përsëritet edhe në rastet e tjera.

“Praktika e themeluar nga Gjykata Supreme në rastin e Salih Mustafës, do të zbatohet në të gjitha rastet të cilat gjykohen në Gjykatën Speciale, e si rrjedhojë mund të zbatohet edhe për rastin e zotit Pjetër Shala”, tha ai.

Mustafa u dënua nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, ndërsa ishte liruar nga akuza për trajtim mizor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit