Calhanoglu i jep fitoren Interit, zikaltrit triumfojnë ndaj Cagliarit

- Advertisement -

Interi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur Cagliarin me rezultat minimal 0-1.

Zikaltrit shpërdoruan disa raste të mira për ta zgjidhur ndeshjen shumë më herët, por në fund ishte Hakan Calhanoglu ai që bëri diferencën.

Mesfushori turk realizoi golin vendimtar, duke i siguruar Interit tri pikët në udhëtim.

Kjo ishte fitorja e 48-të në histori e Interit ndaj Cagliarit, një tjetër sukses i rëndësishëm për skuadrën zikaltër në startin e sezonit.

Në xhiron e ardhshme, Cagliari do të luajë në shtëpi ndaj Lecces, ndërsa Interi e pret një sfidë e madhe, pasi do të përballet me Napolin në derbin e javës.

Të ngjashme

Të fundit