Nëpër plot dyer shtegtoi, e dalje nuk gjeti kurrqysh.
Dritë të gjelbër, Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të kërkojë edhe tek deputetët e rinj.
Para se t’i vijë rendi aty, projektligji që u kthye në fazën fillestare pas dështimit për t’u votuar në lexim të dytë në legjislaturën e kaluar, doli për konsultim publik.
Në të, tash nuk duhet në asnjë formë të lejohen lëshime dhe kërkohet të mos përdoret më për kundërshti politike.
Veç zor se “çarja” e byrosë do gjendet shpejt edhe në legjislaturën që do të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Në pikën zero u kthyen edhe krejt ligjet tjera që nuk arritën t’i marrin votat në dy leximet.






