20.2 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Buzhala: Tre djem të ri kanë vdekë dje te Liqeni i Badovcit, bash qaty ku Qeveria e Kosovës nuk po arrin kurrqysh me e përfundu një urë

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala, në një shkrim në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se tre djem të rinj kanë vdekur në një aksident te Liqeni i Badocit, pikërisht aty ku Qeveria e Kosovës nuk po arrin kurrqysh me përfundu një urë.

Sipas tij, Prokuroria duhet me hetu këtë rast dhe përgjegjësit me u arrestu.

Postimi i plotë:

Tre djem te ri kane vdeke dje te Liqeni i Badovcit, bash qaty ku Qeveria e Kosoves nuk po arrin kurrqysh me e perfundu nje ure te K.
Nuk po mujne me e kry nje ure qe osht ndoshta 20 a 30 metra e gjate, qe e kalon nje bisht te liqenit.

Ata djem kane ra me kerr ne liqen, qaty ku shkrune devijim i rruges. Jokompetenca e ketyne sharllatanave eshte e frikshme. Nuk eshte vec jokompetence, kjo eshte edhe hajni.

Qysh bre nje ure mos me mujte me e kry? Qysh? Nje ure qe e lidhe komplet nje rajo, qe i ka votu me 70 perqind, nuk po mujne me e kry per nje mandat.

Prokuroria duhet me e hetu urgjentisht kete rast. Pergjegjesit duhet me u arrestu. Vete kane thane qe ura kryhet ne vitin 2023, e tash jena ne fund te vitit 2024.

A i kane fajet gazetaret edhe per kete rast more horra?

Ata tre djem nuk kthehen mo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit