Sociologia Flakë Ymeri ka komentuar marshin e studentëve dhe reagimet e qytetarëve pas zhvillimeve të fundit lidhur me Gjykatën Speciale.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Ymeri tha se mobilizimi qytetar tregon se liria e Kosovës është fituar me sakrifica të mëdha dhe nuk mund të cenohet.
“Edhe marshit të studentëve, kjo na tregon që askush nuk mund ta cënojë, ta burgos lirinë e cila është fituar me sakrificë, është fituar me gjithë ato viktima, me gjithë ata dëshmorë, me gjithë ata fëmijë të cilët janë rritur pa e njohur fytyrën e babait të tyre dhe pa e njohur zërin e tyre. Kjo është një përgjigje që tregon që nuk mund të ma përdorësh identitetin tim për ta njollosur identitetin kombëtar dhe personal në aspektin shoqëror kjo është shumë e mirë kur qytetarët në mënyrë shoqërore, sociale i përgjigjen kauzave duke mos u bërë thirrje as në aspektin politik as në ndonjë aspekt tjetër personal, kur kemi të bëjmë me çështje kombëtare, identiteti shqiptarët gjithmonë kanë ditur t’ju përgjigjen siç historikisht e dimë edhe në kauzat e mëhershme, në protestat e mëhershme të cilat pikërisht janë organizuar nga këta krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duhet t’i mbrojtur me gjithë identitetin dhe qenien”, ka thënë Ymeri
Ajo foli edhe për përjetimin personal, duke treguar se lufta dhe pasojat e saj e kanë prekur familjen e saj.
Sipas sociologes, verdikti i dhënë pas 27 vitesh ka qenë emocionalisht i rëndë, veçanërisht për familjet që kanë përjetuar luftën, burgosjet dhe sakrificat.
Ymeri theksoi se shoqëria kosovare ende ka nevojë për trajtim më të mirë psikosocial dhe bëri thirrje për qetësi në përballimin e sfidave.






