Analisti Blerim Canaj tha se Kosova duhet të ketë një qeveri të kujdesshme dhe me gjykim të mirë politik sa i përket çështjeve që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë.
Duke komentuar zhvillimet politike në vend, në emisonin “Info Magazine” në Klan Kosova, Canaj tha se deri më tani nuk po sheh lëvizje konkrete për zgjedhjen e presidentit, duke shprehur skepticizëm se kjo çështje mund të zgjidhet së shpejti.
Ai theksoi se, nëse do të ekzistonte një qeveri legjitime, një prej prioriteteve kryesore do të duhej të ishte përballja me procesin në Hagë dhe sigurimi i mbrojtjes sa më profesionale për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Speciale.
Analisti theksoi se qeveria e ardhshme duhet të jetë e kujdesshme në vendimmarrje dhe të ketë një qasje që, përveç interesit të brendshëm politik, merr parasysh edhe faktorët që mund të ndikojnë në Kosovë.






