Gazetari Berat Buzhala, ka thënë se për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurtin, fatkeqësisht duhet të jesh i vdekur për të qenë patriot ose hero.
Buzhala tha se për Kurtin, asnjë shqiptar i gjallë nëse nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje, për të s’ka bë kurrgjë.
“Për Albin Kurtin, fatkeqësisht duhet të jesh i vdekur për të qenë patriot ose për të qenë hero i këtij vendi. Asnjë shqiptar i gjallë, nëse nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje, për të s’ka bë kurrgjë. Nuk ka shqiptarë të gjallë të luftës, që është i mirë”.
“Çka kanë dallim Sami Lushtaku me Rexhep Selimin, apo me Daut Haradinajn. Por “10-shin” e glorifikojnë”, tha Buzhala në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai e komentoi edhe tubimin e VV-së në Drenas e Skenderaj, ku tha se përveç ligjit, në politikë duhet të ketë edhe logjikë.
“Ky mund të shkojë edhe në Burojë, por logjika thotë se ‘është i liderit tjetër’ dhe ti nuk shkon të provokosh atje, sepse është provokim nëse shkon në fshat të tij”, tha ai.