Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ata kanë aftësi të recitojnë vjersha, gjë që sipas saj e përdorin për të manipuluar me qytetarët.
“Lëvizja Vetëvendosje, gjithë ministrat e tij, dhe deputetët e tij, jashtëzakonisht janë të shkëlqyeshëm për të recituar vjersha, për të manipuluar me qytetarët”, u shpreh ajo në “Edicionin Special”.
Bunajku tutje tha se përpjekja e qeverisë për “manipulim” me qytetarët, tash e tutje është e kotë.
“Por e kanë kot më. Qytetarët e kanë kuptuar, që katër vite asnjë përmirësim në jetën e tyre nuk është bërë. Cili është rezultati i qeverisë Kurti, unë jam shumë e lumtur nëse do të kisha mundësi të ia përmend një përparim apo sukses”.