16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Britaniku përplasi Lamborghin-in e tij 180 mijë eurosh, duke e lënë “të copëtuar”

- Advertisement -

Fotografitë tregojnë rrënojat e një Lamborghini Huracan 180 mijë eurosh pasi një burrë e përplasi atë në anën e një ndërtese zyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, makina e shtrenjtë sportive u “shkatërruar plotësisht”, pasi shoferi dyshohet se ‘humbi kontrollin’, incidenti kishte ndodhur në Shoreditch, në lindje të Londrës.

Dëshmitarët pohuan se e dëgjuan atë të “rrotullonte motorin e tij” derisa po dilte nga një lavazh makine matanë rrugës nga zyra.

Dy persona u dërguan në spital kur makina u përplas në ndërtesën Fora Shoreditch pranë Great Eastern Street, sipas një dëshmitari.

“Unë vetëm e dëgjova atë, por djali ishte duke ndezur motorin e tij, dhe më pas ndodhi një zhurmë e fortë”, tha një grua e paidentifikuar.

Një tjetër dëshmitar tha se ai po dilte nga një lavazh makine dhe goditi ndërtesën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit