10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

‘Bordi i VV-së’ në KEK mbylli “Kosova Thëngjillin”, detyron kompanitë të importojnë nga Serbia me çmim të trefishuar

- Advertisement -

Kompania “Kosova Thëngjill”, është kompani aksionare e cila merret më shit-blerjen e thëngjillit, në Kosovë dhe jashtë saj. Por që nga korriku i vitit 2022, kompania kosovare, që ka afër 200 punëtorë, nuk është duke funksionuar. Sigurisht, arsyeja është lehtë e rrokshme. Siç ka njoftuar “Kosova Thëngjill”, ndërprerja e punës erdhi si pasojë e shkëputjes së kontratës nga ana e KEK-ut.

Shkëputja e kësaj kontratë, përveç që ka lenë pa punë 200 punëtorë, ka sjellë edhe probleme të tjera për kompanitë vendore, të cilat janë varur nga thëngjilli të cilin kjo kompani e ka shitur. Kosova thëngjill apo e njohur ndryshe edhe si Tertorja, ka bëre terjen e thëngjillit për amvisëri, si dhe për kompanitë e shumta si p.sh. Silcapor, Feronikeli dhe Abi Progres.

Këto kompani përdorin thëngjillin e terur, për shkak të kalorive të larta të djegies që përmban, gjë e cila e përshpejton ndezjen e furrave, të cilat i përdorin për përpunim të metaleve, si dhe për prodhim të materialeve të ndryshme.

Që nga korriku i vitit 2022, këto kompani janë detyruar që të importojnë thëngjill. Ndonëse KEK-u udhëhiqet nga një bord i vendosur nga Qeveria e Kurtit, që njihej për diskursin kundër importit nga Serbia, përmes shkëputjes së kontrates, e ka rritur varshmërinë e kompanive nga tregu serb. Pra, kompanitë kosovarë, në mungesë të furnizimit nga ana e “Kosova Thëngjillit”, tash po importojnë nga Serbia dhe atë me çmime të trefishuara.

Përfaqësuesit e kompanisë Silcapor, e cila merret më prodhimin e poroz-betonit të lehtë të autoklavizuar, i thanë Nacionales, se janë të detyruar që të importojnë thëngjill të terur nga vendet fqinje, pasi që nga ndalimi i punës së Kosova Thëngjill, nuk kanë ku të marrin thëngjill të terur.

“Ne zakonisht kemi marrë thëngjill nga Kosova Thëngjill, tash jemi duke marrë nga Serbia, më çmime të trefishuara, pasi që konkurrenca po i lëviz çmimet” – thanë përfaqësuesit e Silcapor.

Madje nga kjo kompani i than Nacionales, se për shkak të konkurrencës po detyrohen që të paguajnë çmime të trefishuara.

“Ne jemi duke e marrë tonin e thëngjillit të terur përafërsisht më çmim të trefishuar për arsye të konkurrencës. Realisht neve është duke na kushtuar më shumë importi, ne kemi bërë edhe kërkesë në Oden Ekonomike të Kosovës, që të gjendët një zgjidhje pasi që Kosova Thëngjill është e vetmja kompani në Kosovë e cila merret më shitjen e thëngjillit të terur.” – deklaruan nga kjo kompani.

Nacionale ka tentuar që të kontaktojë edhe me kompaninë metalurgjike Feronikelin, si dhe Abi Group, mirëpo nuk ka marr ndonjë përgjigje lidhur më importimin e thëngjillit nga Serbia.

Ndërsa nga kompania “Kosova Thëngjill” deklaruan se përpjekja për të rifilluar punën është e vazhdueshme. Që nga ndalja e punës kanë trokitur në dyer të shumta, duke mbajtur më shumë se 10 protesta para Qeverisë së Kosovës, KEK-ut si dhe Ministrisë së Tregtisë.

“Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që të kthehemi më KEK, mirëpo nëse kjo është e pamundur atëherë të gjejmë një zgjidhje që të fillojmë punën. Janë më shumë se 200 punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë. Kjo nuk i konvenon askujt, madje as vet Qeverisë së Kosovës pasi që kompanitë private po detyrohen që thëngjillin të cilin e kanë marrë tek ne ta marrin në Serbi.’’- tha Ilmi Restelica, ushtrues detyre i drejtorit të Kosova Thëngjill.

“Kosova Thëngjill” ka kapacitet që të furnizojë kompanitë më një milion ton thëngjill të terur, pasi që posedon bunkerët ku behët terja e thëngjillit, si dhe depot për të depozituar thëngjill për kohë të pacaktuara.

Por, problemi më të cilin ka hasur kjo kompani, më trajtimin e ujërave toksike nuk po arrin që t’i mbulojë vetëm pasi që kostoja për trajtimin e ujërave arrin vlerën e 3 milionë eurosh.

“Ne i kemi bunkerët të cilët bëjmë terjen e thëngjillit, ne jemi e vetmja kompani në Kosovë e cila e benë këtë. Ne vazhdimisht kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, komuna e Obiliqit por edhe nga vet KEK-u, që të na ndihmojnë më disa probleme të cilat KEK-u, po na kërkon që të gjejmë zgjidhje në mënyre që të na lëshoj punën. Kjo është e pamundur që ne vet si kompani të kryejmë këto investime. Deri dje i kemi trajtuar ujërat se bashku më KEK-un, ndërsa tani po kërkojnë që ta bëjmë ndaras.’’- tha Restelica.

Sipas Restelicës, deri më tani nuk kanë hasur në mirëbesimin e asnjë institucioni.

“Ne kemi dërguar kërkesa për takime, kemi bëre protesta ndërsa tash së vonim i kemi dërguar 120 deputetëve të Kosovës, kërkesë që të merren më qeshjen e Kosova Thengjillit, i kemi njoftuar për situatën në të cilën ndodhemi, mirëpo nuk kemi marr pergjigjie nga askush’’- ka deklaruar ai.

“Kosova thëngjill” është e vetmja kompani e cila merret më shitjen dhe blerjen e thëngjillit në territorin e Kosovës. Me mbylljen e kësaj kompanie, KEK-u ka hapur tenderë të ndryshëm për furnizim më thëngjill për amvisëri dhe nevoja të kompanive private, por ka dështuar që këto kompani t’i furnizojë më thëngjill të terur, në mungesë të kapaciteteve si dhe mjeteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit