26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

BMW investon një miliard euro për zgjerimin e fabrikës së saj në Hungari

- Advertisement -

Prodhuesi gjerman i veturave e hapi themelin e iFactory të saj në Hungari në qershor të këtij viti, dhe tani e kuptuan se nuk është mjaftueshëm e madhe.

Investimi fillestar prej një miliard eurove kishte për qëllim të ofronte fabrikën më të avansuar e cila është e dedikuar për gjeneratën e ardhshme të veturave elektrike.

Mesa duket kompania nuk e kuptoi se kjo sasi e veturave elektrike ka nevojë për më shumë bateri për t’i mbajtur ato në funksion, raporton Arena EV.

Kjo është një tjetër shenjë se “integrimi vertikal” po pushton industrinë e automobilave dhe tani çdo prodhues i veturave do të përpiqet të kontrollojë sa më shumë të jetë e mundur zinxhirin e furnizimit pa pasur nevojë të mbështetet tek palët e treta.

BMW po investon 1 miliardë euro shtesë në fabrikën e montimit të baterive dhe do të punësojë të paktën 500 njerëz të tjerë që do të jenë përgjegjës për prodhimin e qelizave të baterive të rrumbullakëta më të fundit, transmeton Telegrafi.

Këto qeliza të reja janë të dizajnuara për automjetet Neue Klasse të BMW dhe do të ofrojnë rreze të vozitjes të përmirësuar drastikisht dhe shpejtësi më të madhe karikimi.

Ndërkohë që fabrika po ndërtohet, do të kalojnë të paktën 2 vite të tjera para se të shohim makinat e para që dalin nga linjat e saj të prodhimit.

Në një shenjë tjetër të ndryshimit të qasjes së BMW ndaj modeleve të biznesit, kreu i ekipit të qëndrueshmërisë, Monika Dernai, tha se mënyra më e lehtë për të reduktuar mbetjet dhe ndikimin e makinave në mjedis është t’i bëni ato të zgjasin më gjatë.

Edhe pse tingëllon mjaft e qartë, është krejt e kundërta e modelit të biznesit të çdo prodhuesi automobilistik.

Deri më tani, gjithçka kishte të bënte me numrat e prodhimit, gjithçka kishte të bënte me prodhimin e miliona makinave të reja dhe jo me shqetësimin për jetëgjatësinë e veturave të prodhuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit