Nesër në Bruksel pritet që të takohen sërish kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.
Kjo është bërë e ditur pas takimit të 19 marsit, nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai konfirmoi se mes temave që u diskutuan në takim, ishte edhe çështja e pagesave me dinar.
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët.” – ka thënë ai.