- Advertisement -
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka uruar ish-presidentin George W. Bush me rastin e 80-vjetorit të lindjes, duke e cilësuar miqësinë me të dhe familjen Bush si një nga dhuratat më të mëdha të jetës së tij.
Në mesazhin e publikuar, Clinton theksoi se miqësia e tyre i ka kujtuar gjithmonë se, përpara se të jenë politikanë, janë amerikanë dhe, mbi të gjitha, njerëz.
Me humor, ai shtoi se për muajin e ardhshëm është veçanërisht mirënjohës që më në fund ka dikë më të moshuar se ai. Clinton i uroi Bushit shumë vite të tjera me shëndet, lumturi dhe miqësi, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur qytetarët kujtojnë se ato që i bashkojnë janë më të mëdha se ato që i ndajnë.






