8.6 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

BIA serbe ndihmon Albinin me ua mbyllë gojën mediave të pavarura

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha

Nga venerimi si ushtarak, deputet dhe komisionar për siguri e mbrojtje, nëse BIA ka hy në territorin tonë e po interviston qytetarët apo qytetarët tanë me theks të komunitetit shqiptar, apo të njëjtit shkojnë vullnetarisht, ndonjëri “si cjapi te kasapi”, kjo përbën shqetësim për sigurinë nacionale.
Sa për ilustrim është rasti i zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, Zeqir Lenjani.

Pra, unë mendoj se Komisioni i Kuvendit për Siguri e Mbrojtje, duhet ta thërras Kryeministrin Kurti në interviste t’iu tregohet qytetarëve, shtetas të Republikës së Kosovës, pse i ka braktisur kur ata detyrohen të kalojnë nëpër Serbi ose t’i vizitojnë njerëzit e tyre në Shtetin serb?!

Në kohën kur milicia e Millosheviçit, i merrte shqiptarët në biseda informative, krejt stabilishmenti i shtetit “paralel” të kohës, përfshi presidentin Rugova, ka protestua, duke i dërgua notë Komitetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në Helsinki.

E sot, Albini nuk bëzani fare. Kjo më bën me mendua se BIA po i ndihmon Albinit me i frikësua median e pavarur në Kosovë që të heshtin para tradhtisë dhe megamashtimit ruso-albinian për ta instaluar këtu neokomunizmin sorosian.

Madje as presidenca nuk ka reaguar në ndonjë mekanizëm ndërkombëtar, përveç reagimit gazetaresk të një zyrtari “praktikant” të kabinetit që të duket sikur po brengosen.

Pra, nëse interesimi mediave konsiston në intervistimini e gazetarit Adriatik Kelmendi, reagimi nuk e mbron Adriatikun, por nxjerr në pah ortakinë e Albinit me ish UDB sot BIA, për ta mbajtur në pushtet, pasi shqiptarët me votë e refuzuan në zgjedhjet lokale të Tetorit ’21.

Dalja e Adriatikut prej “Koha vizionit” tregon për opozitarizëm konceptual.
Marrja në pyetje nga BIA tregon për intencën me ua mbyll gojën kundërshtarëve.

Po ti shtojmë kësaj situate edhe reagimin së fundmi, të shefes së diplomacisë kosovare, se Rusia dhe Serbia, rrezikojnë një krizë konflikti në Ballkan, sado formal ky veprim i BIAs, stimulon destabilitet përmasash gjithperfshirese.

“Vazhdimi i destabilizimit të Ballkanit nga Rusia dhe Serbia, ka nevojë të trajtohet qartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të NATO-s. Kërcënimet e Vuçiqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, për herë të parë që nga vitet e 90’ta” ka theksuar kryediplomatja Gërvalla, nga konferenca e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit në Zagreb, në rrjete sociale, ku edhe i zhvillon politikat populiste Qeveria Kurti, që prej fillimit si OJQ “KAN” e deri te LVV, si organizatë bazë e partisë politike.

Dërgimi i sinjalit shqetësues nga Ministrja e MPJ zonja Gërvalla, vetëm në adrese të BE dhe vendeve anëtare të NATO, pra mos adresimi i këtij shqetësimi në DASH në Uashington, pastaj qëndrimi refuzues si qeveri dhe subjekt politik, ndaj çfarëdo nisme politike, ekonomike dhe investimi gjeostrategjik amerikan, me fokus në Kosovën, tregon për qëllimet e errëta të kësaj qeverie dhe sponsorëve sorosian e surroian për krijimin e parakushteve për shtrirje të influencës ruse dhe aziate përmes Serbisë në rajon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit