20.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Bislimi bisedon me ambasadorin e ri amerikan: Hovenier vjen në Prishtinë për ta çuar në fund dialogun Kosovë-Serbi

- Advertisement -

sh-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë.

Bislimi përmes një postimi në Facebook tha se Hovenier do të marrë udhëheqjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ai theksoi se ambasadori i ri do të vie në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të cilin e quan proces të stërzgjatur.

Tutje ai tha se ambasadori Hovenier do të punojë për të çuar përpara dhe procese të tjera të avancimit të Kosovës.

 “Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon. Sfida më madhore politike e vendit mbetet procesi i dialogut me Serbinë. Ambasadori Hovenier vjen në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit këtë proces të stërzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi dhe për të çuar përpara procese tjera të avancimit të Republikës sonë”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë:

Vitin e ri 2022 e fillova me një takim shumë të frytshëm e të rëndësishëm qysh në ditën e parë të punës pas festave të fundvitit: me Ambasadorin e ri të SHBA-ve z. Jeff Hovenier, i cili vetëm pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë për të marrë udhëheqjen e Ambasadës Amerikane atje. Ambasadori Hovenier është një zyrtar i kalitur i shërbimit të jashtëm amerikan, veteran edhe i çështjes së Kosovës do të thoja, ngase ka qenë i dërguar i Departamentit të Shtetit në negociatat në Rambouillet dhe më vonë edhe në ato të Vjenës.

Bashkëbisedimi ynë u fokusua në temat më kruciale të politikës në Kosovë dhe në marrëdhënjet tona me SHBA-në. Si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës sonë të vetme lobiste në Capitol Hill tash e mbi tri dekada, jam mëse i lumtur të them se vendosshmëria e Ëashingtonit për të përkrahur Kosovën mbetet e palëkundur. Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon.

Sfida më madhore politike e vendit mbetet procesi i dialogut me Serbinë. Ambasadori Hovenier vjen në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit këtë proces të stërzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi dhe për të çuar përpara procese tjera të avancimit të Republikës sonë.

Në cilësinë time si ish-Deputet dhe tani anëtar i Kryesisë së LDK-së dua të ritheksoj edhe njëherë — me zë të lartë e të kjartë — se platforma e vetme që garanton suksesin tonë në tejkalimin e kësaj sfide madhore politike siç është dialogu është ‘uniteti në dallime,’ ngase dialogu, dhe veçanërisht përfundimi me sukses i tij, është interes kombëtar i Kosovës dhe tejkalon secilën parti e qeveri!

As qeveria e as opozita nuk e kanë komoditetin e lojës me dy standarde sa i përket dialogut dhe ‘themres së Akilit’ në atë proces – asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarëdo tentimi për të përfituar pikë të lodhta politike nga këto tema është totalisht i papranueshëm nga SHBA-të!

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, në përvjetorin e 19të të vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemajt, bashkë me djalin e tij Enisin, dhe kushëririn Hasanin, nuk munda të mos insistojë në zbardhjen e krimeve si ky ndaj Zemajve e shumë të tjerëve.

Ky shtet yni sot ekziston falë sakrificës së shumë gjeneratave, rezistencës aktive, luftës çlirimtare, dhe vizionit të Presidentit Rugova (‘në miqësi permanente me SHBA-të’) të cilin Ambasadori e kishte njohur personalisht dhe për të cilin ai gëzon një respekt të veçantë!

SHBA-të, si partneri e aleati ynë i pazëvendësueshëm, nuk kanë investuar kot në Kosovë që nga Rezoluta Kongresionale e parë më 1986 e deri më tani. Projekti i shtetit të Kosovës është edhe projekt i interesave gjeostrategjike amerikane. Kushdo – në Beograd apo gjetiu – që pretendon se mund ta zhbëjë ose dëmtojë deri në jofunksionalitet këtë Republikë, do të dëshprohet keq!

P.S. Edhepse takimi ishte paraparë të mbahej ‘live,’ për shkak të masave të shutara anti Covid-19 në Departamentin e Shtetit, takimi u mbajtë online.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit