19.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Beyonce dhe Adidas ndërpresin bashkëpunimin

- Advertisement -

Këngëtarja Beyoncé dhe Adidas kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. Beyonce dhe Adidas filluan bashkëpunimin e tyre në vitin 2018,  vit kur edhe marka e njohur mori përsipër prodhimin e veshjeve ‘Ivy Park’.

Linja e veshjeve  sportive u ideua nga këngëtarja e njohur e cila zgjodhi t’i vendoste markës emrin e vajzës së saj. Gazeta amerikane ‘Wall Street Journal” nënvizoi edhe faktin se artistja e njohur dhe marka luksoze kishin vizione të ndryshme sa i përket bashkëpunimit. Mediat e huaja shkruajnë se artistja është e lumtur për këtë vendim pasi do të ketë më liri në vendimet që do të marrë për linjën e saj të veshjeve sportive.

Përveç kësaj linja e veshjeve ‘Ivy Park’, solli për vitin 2022 vetëm 40 milionë dollarë, shumë më pak nga çfarë kishte parashikuar kompania Adidas.

Ndërkohë,  artistja do të nisë  turneun e saj botëror në Maj ku do të ndalet në disa qytete evropiane.

Muajin e kaluar, Beyoncé bëri histori duke u bërë artistja më e vlerësuar në historinë e Grammy.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit