Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi në Politiko ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për ndryshim qëndrimesh dhe standardesh politike ndër vite.
Ajo tha se deklaratat e Kurtit për mosbërjen e “pazareve politike” nuk qëndrojnë në praktikë.
“Kurti ka thënë se ne nuk bëjmë pazar, por në fakt bëjnë. Sepse nëse nuk bëjnë pazar, nuk do t’i kishin ndërruar qëndrimet, jo vetëm brenda këtij viti por edhe përgjatë viteve,” tha Kabashi në Politiko.
Ajo iu referua edhe deklaratave të mëhershme të Kurtit, duke thënë se ai ka pasur qëndrime të ndryshme në periudha të ndryshme politike. Sipas saj, kjo tregon mungesë konsistence në parime.
“Ky kryeministër e ndryshon standardin jo në bazë të parimit, por në bazë të pozicionit. Ajo që ka menduar se është gabim para 10 viteve, sot është duke e promovuar,” u shpreh Kabashi.
Ajo shtoi se qëllimi i Kurtit është përqendrimi i pushtetit duke synuar “pushtet absolut”.






