Besa Ismaili vlerëson familjen Fusha: Shembull i suksesit, humanizmit dhe përkushtimit ndaj komunitetit

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili, ka shprehur mirënjohje dhe respekt të veçantë për familjen Fusha nga Prizreni, duke e cilësuar atë si një nga familjet që ka lënë gjurmë të rëndësishme në shoqërinë kosovare përmes punës, përkushtimit dhe kontributit të vazhdueshëm në komunitet.

Sipas Ismailit, familja Fusha njihet jo vetëm për suksesin në fushën e biznesit, por edhe për angazhimin e saj humanitar dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave të ndryshme shoqërore. Ajo theksoi se ka pasur nderin të ndiejë nga afër mbështetjen, besimin dhe respektin e kësaj familjeje.

“Familja Fusha është shembull se si suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur shoqërohet me humanizëm, bujari dhe përkushtim ndaj njerëzve”, ka deklaruar Ismaili.
Ajo ka falënderuar familjen Fusha për kontributin e tyre në shoqëri, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për rolin që kanë luajtur ndër vite në mbështetje të komunitetit dhe qytetarëve në nevojë.

Postimi i plotë:

Në qytetin e Prizrenit ka një familje që me punën, përkushtimin dhe vlerat e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë tonë, kudo në Kosovë. Ajo familje , me respekt të veçantë është familja Fusha.

Jo vetëm si ndërmarrës të suksesshëm, por edhe si filantropë dhe njerëz me zemër të madhe, ata kanë qenë gjithmonë pranë komunitetit, duke mbështetur iniciativa të shumta dhe duke ndihmuar ata që kanë pasur nevojë.

Kam pasur nderin të ndiej nga afër mbështetjen, besimin dhe respektin e kësaj familjeje të nderuar. Për këtë u jam mirënjohëse dhe i falënderoj sinqerisht!

Familja Fusha është shembull se si suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur shoqërohet me humanizëm, bujari dhe përkushtim ndaj njerëzve.

Respekt dhe mirënjohje për familjen Fusha!

Të ngjashme

Të fundit