Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të dielen do të luaj ndeshje miqësore ndaj Çekisë.
“Dardanët” janë nisur sot drejt Pragës, të gatshëm për sfidën e radhës.
Të udhëhequr nga Franco Foda dhe me disa prurje të reja, Kosova do të synojë të marr një rezultat pozitiv nga kjo përballje.
Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”, më fillim nga ora 16:00.






