Besa Ismaili: Të rinjtë e Skenderajt, garanci për të ardhmen e Drenicës

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili, ka përshëndetur Rininë Demokratike të Skenderajt, duke e vlerësuar si forcë që ruan trashëgiminë e sakrificës dhe qëndresës së Drenicës.

Ajo theksoi se Skenderaj, si zemra e Drenicës, mbart historinë e lavdishme të popullit shqiptar, ndërsa brezi i ri po dëshmon se kujtimi për heronjtë dhe idealet e lirisë mbetet i gjallë.
Ismaili i inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë rrugëtimin me dije, guxim dhe përkushtim, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës ndërtohet nga rinia që respekton të kaluarën dhe punon për realizimin e ëndrrave të saj.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të veçanta për Rininë Demokratike të Skenderajt!

Skenderaj, zemra e Drenicës krenare, bart mbi supe historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë. Drenica ka përjetuar dhimbje të mëdha gjatë luftës, por nga ato plagë ka lindur një brez i ri që nuk harron kurrë rrënjët e veta.

Ju, të rinjtë e Skenderajt, jeni dëshmia se kujtimi për heronjtë dhe idealet e lirisë mbetet i gjallë. Duke ruajtur me krenari vlerat dhe idhujt e historisë sonë kombëtare, njëkohësisht po ndërtoni një të ardhme më të ndritur për qytetin tuaj, për Drenicën dhe për Kosovën.

Vazhdoni të ecni përpara me guxim, dije dhe përkushtim, sepse e ardhmja ndërtohet nga rinia që e nderon të kaluarën dhe beson në ëndrrat e saj.

#Rinia #PDK125 #BedriHamza1 #besaismaili60

Të ngjashme

Të fundit