Një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror, Andres Iniesta, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së lojës.
Klubi Gulf United FC ka konfirmuar emërimin e legjendës spanjolle në postin e trajnerit të ekipit, duke i besuar drejtimin e skuadrës për sezonet e ardhshme.
Ky vendim shënon fillimin e aventurës së parë të Iniestës në rolin e trajnerit në futbollin profesionist.
Pas një karriere të jashtëzakonshme si futbollist, ish-mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës do të kërkojë të transferojë përvojën dhe filozofinë e tij të futbollit në pankinë.
Emërimi i tij është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët dhe opinioni sportiv, të cilët janë kuriozë të shohin se si do të zhvillohet karriera e tij si trajner.
I konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, 40-vjeçari tashmë do të përballet me një sfidë krejtësisht të re.
Fillimi i kësaj aventure të re nga Iniesta po ndiqet me vëmendje të madhe nga komuniteti i futbollit, ndërsa mbetet për t’u parë se sa shpejt legjenda spanjolle do të arrijë të shndërrojë suksesin e tij si futbollist në rezultate edhe në pankinë.






