Besa Ismaili me Jakup Nurën në Malishevë: Kontributi i tij mbetet frymëzim për brezat

- Advertisement -
Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 60, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në tubimin zgjedhor të PDK-së në Malishevë, në kuadër të fushatës “Stop Krizës”.

Gjatë këtij aktiviteti, Ismaili është takuar me Jakup Nura, të cilin e ka vlerësuar si një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së dhe bashkëluftëtar në betejat për lirinë e Kosovës.

Ajo ka theksuar se Nura ishte ndër ata që qëndruan në vijën e parë në periudhat më të vështira për vendin, duke dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kontributi, guximi dhe përkushtimi i tij mbeten pjesë e historisë sonë kombëtare dhe frymëzim për brezat që vijnë”, ka deklaruar Ismaili.

Tubimi në Malishevë mblodhi mbështetës dhe kandidatë të PDK-së, të cilët prezantuan programin e tyre politik për zgjedhjet e 7 qershorit, me fokus në zhvillimin ekonomik dhe adresimin e sfidave me të cilat përballet vendi.

Të ngjashme

Të fundit