Bekim Haxhiu i PDK-së me numrin 109: Malisheva e rreshtuar për ndryshimin dhe fitoren e 7 qershorit

- Advertisement -
Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka falënderuar qytetarët e Malishevës për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e treguar në tubimin zgjedhor të mbajtur në këtë komunë.

Haxhiu e cilësoi tubimin si të veçantë, duke theksuar se në mesin e pjesëmarrësve ishin kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, si dhe Fatmir Limaj.

Sipas Haxhiut, mobilizimi i qytetarëve në Malishevë është tregues i mbështetjes për ndryshimin politik dhe për programin që PDK-ja po prezanton në këtë fushatë zgjedhore.

“Po shkojmë bashkë drejt 7 qershorit, për t’u thënë stop krizave dhe për ta filluar ndryshimin”, ka deklaruar ai.

Tubimi në Malishevë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve elektorale të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, me fokus promovimin e programit qeverisës dhe angazhimin për zhvillimin ekonomik e institucional të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit