15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Besa Ismaili -Lajçakut: BE nuk po arrin që të bind Serbinë për asgjë

- Advertisement -

Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili, i ka komentuar Miroslav Lajçak, duke i kujtuar se hapësira ajrore e Serbisë po shërben si korridori i munguar i Rusisë për lidhjet e saj në pjesë të rëndësishme të botës.

“Serbia nuk i bindet BE-së për asgjë. Megjithatë, Serbia, po thonë ata, do të jetë e para për t’u anëtarësuar në BE!”, shkruan ajo, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Bashkimi Evropian 🇪🇺 2 : Serbia 🇷🇸 8

Ndalesa e BE-së për fluturimet e Rusisë nuk vlen edhe për Serbinë. Hapësira Ajrore e Serbisë po shërben si korridori i munguar i Rusisë për lidhjet e saj në pjesë të rëndësishme të botës.
Por Bashkimi Evropian dështon të bëj diçka për këtë dhe të imponojë vendimin e tij për ndalesë fluturimi.

Bashkimi Evropian nuk po arrinë që të bind Serbinë madje të njohë as targat e Republikës së Kosovës, për çfarë po mbahen takime të grupeve punuese këto ditë në Bruksel.

Serbia nuk i bindet BE-së për asgjë. Megjithatë, Serbia, po thonë ata, do të jetë e para për t’u anëtarësuar në BE!

Bashkimi Evropian 🇪🇺 2 : Serbia 🇷🇸 8 Ndalesa e BE-së për fluturimet e Rusisë nuk vlen edhe për Serbinë. Hapësira…

Posted by Besa Ismaili on Saturday, March 12, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit