Besa Ismaili e PDK-së: Prishtina zgjedh përgjegjësinë, jo krizën

- Advertisement -

Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 60, Besa Ismaili, ka vazhduar takimet me qytetarë në lagje të ndryshme të Prishtinës, ku ka kërkuar mbështetje për programin e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ismaili ka deklaruar se qytetarët e Prishtinës janë të shqetësuar për situatën politike në vend dhe, sipas saj, kërkojnë institucione funksionale dhe zgjidhje konkrete për problemet e përditshme.

“Çdo lagje e Prishtinës është kundër krizës politike që po e shkakton Albin Kurti. Kryeqyteti ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe zgjidhje konkrete për qytetarët, jo për përplasje të vazhdueshme politike”, ka thënë Ismaili.

Ajo ka theksuar se Prishtina meriton një qeverisje të përgjegjshme që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve.

“Prishtina zgjedh përgjegjësinë, jo krizën”, është mesazhi që Ismaili ka përcjellë gjatë takimeve me qytetarët.

Në fund, kandidatja e PDK-së ka bërë thirrje për mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, në zgjedhjet e 7 qershorit.

Të ngjashme

Të fundit