Bedri Hamza nga Vushtrria: Ne nuk e menaxhojmë krizën, por e ndalojmë atë

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka përcjellë një mesazh politik nga Vushtrria, duke theksuar nevojën për t’i dhënë fund krizës dhe për të sjellë ndryshimin në Kosovë.

Hamza deklaroi se qytetarët e Vushtrrisë i janë bashkuar thirrjes së PDK-së për stabilitet dhe zhvillim, duke theksuar se vendi nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i krizave politike.

“Bashkë me Vushtrrinë i themi: Stop krizës. Ne nuk e menaxhojmë krizën, por e ndalojmë atë. Ne nuk e shtyjmë ndryshimin, por e sjellim tani”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për institucione funksionale, përgjegjësi në qeverisje dhe fokus të plotë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Mesazhi i PDK-së në këtë fushatë mbetet i qartë: “Stop krizës, Ndrysho Kosovën”.

Të ngjashme

Të fundit